Njerëzit janë të friķësuar nëmbarë botën. Shkencëtarët janë duke i dhënë shpjegim mundësisë, se kur do të zhduket kjo sëmundje, ndërsa skenarët janë të ndryshëm. Shkenca e përligj fŕikën se rastet me koronavirus do të rriten kur stinët të ndryshojnë, ndoshta duke çuar në një valë të dytë të sëmundjes, që do të jetë edhe më e madhe se vala e parë.
Sidoqoftë, parashikimi se si do të duket një dimër me Covid është kompleks dhe mbretëron kudo pasiguria – ndërsa nisur nga kjo pasiguri, ka arsye edhe më shumë që bota të shqetësohet. Se sa i keq do të jetë dimri në hemisferën veriore, kjo do të varet jo vetëm nga koronavirusi, por nga ajo që do të ndodhë me me sjelljen tonë, apo suksesin, ose dështimet nga politika e qeverive të secilit vend”.
Ekziston edhe fusha relativisht e re e shkencës që tregon se një infeksion viral mund të bllokojë një potencial tjetër, me implikime ende të panjohura për koronavirusin. Pra, po shkojmë drejt vizionit të Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson, për rikthim në normalitet “nga Krishtlindjet”, apo mund të jetë një udhëtim edhe më i gjatë edhe më i ashpër?
Kjo është një pyetje e madhe pa përgjigje, por shkenca mbështetet drejt një “po”, pra do të kemi një valë të dytë në dimër. Ata kryesisht bazohen në ato që dimë, për viruset e tjera.
Ekzistojnë katër lloje të tjera të koronavirusit, të cilat shkaktojnë simptoma të zakonshme të ftohjes. Secili përhapet më lehtë në dimër. Gripi, viruset që përsëriten, të cilat shkaktojnë edhe ftohjen e zakonshme, dhe virusi sinkytial i frymëmarrjes (RSV) kanë sjellje të ngjashme.
“Mund të jetë sezonal, bazuar në viruset e tjera që priren të arrijnë kulmin në dimër,” i tha BBC, Dr Rachel Lowe, nga Shkolla e Higjienës dhe e Mjekësisë Tropikale, në Londër. Ai shtoi: “Por mekanizmat e drejtimit nuk kuptohen, nëse janë kushtet meteorologjike apo sjellja njerëzore?”
Të gjitha viruset mbijetojnë jashtë trupit të njeriut, kur është ftohtë. Grupi Këshillues Shkencor në Mbretërinë e Bashkuar për Emergjencat (Sage) thotë se një temperaturë prej 4 ͦC është një vend veçanërisht “i ëmbël” për koronavirusin dhe viruset gripale.
Ekziston edhe më pak dritë ultraviolet, e cila inaktivizon virusin, nga dielli, edhe në dimër. Një raport i Akademisë së Shkencave Mjekësore vlerësoi se mund të ketë 251,000 humbje jete këtë dimër në Mbretërinë e Bashkuar, sipas një skenari, të rastit më të keq.
Kjo shifër supozon numrin “R” – numri i njerëzve që çdo person i infektuar e kalon virusin tek të tjerët. Shifra ishte rreth 3.0 para bllokimit dhe është nën 1.0 për momentin, në Britani. “Njerëzit janë të brengosur në mënyrë të arsyeshme, mendoj unë”, tha Prof Wendy Barclay, nga “Imperial College London”, për BBC.
“Është krejt e mundur që do të ketë një valë të dytë, është e qartë që ne nuk kemi arritur asgjë, si imunitet i tufës dhe dimri është shumë e qartë se pritet të sjellë një valë të dytë”. “Është një e panjohur shumë e madhe për momentin, mendoj se gjërat mund të shkojnë edhe më keq”.
Vlerësohet se vetëm rreth 5% e njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar janë infektuar me koronavirus deri më tani – ose me fjalë të tjera rreth 95% nuk kanë imunitet fare. SHBA ka demonstruar se rastet mund të rriten nëse kontrolli i virusit rrëshqet nga vëmendja e autoriteteve. Sakaq, shpresat që vaksina efektive të jetë gati para dimrit janë të pakta.