Drejt degradimit, muzeu etnografik i Elbasanit do ti nënshtrohet rikonstruksionit

Në ambienetet e muzeut etnografik të Elbasanit është prezantuar projekti për restaurimin e këtij objekti historiko-kulturor.

Restaurimi i fundit i muzeut të Elbasanit daton që në vitin 1986 ndaj ndërhyrja në infrastrukturë ishte e kërkuar dhe e nevojshme për të shmangur dëmtimin e mëtejshë.

Drejtor i drejtorisë rajonale të trashëgimisë kulturore Korçë shprehet se projekti përfshinë restaurim në fasadë, çati dhe ambienete të brendshme.

Për drejtuesit vendor të trashëgimisë kulturore të Elbasanit muzeu etnografik mbetet ndër objektet më me vlera historike ndaj restaurimi është shumi i nevojshëm.

Fondi i programuar për restaurimin e muzeut etnografik të Elbasanit është 3 milionë lekë rë reja dhe punimet pritet të fillojnë sapo të përzgjidhet projekti fitues. Muzeu i Elbasanit ka mbi 600 objekte të ekspozuara çka e bën të një rëndësie të jashtëzakoshme për vijimësinë e ruajtjes së traditës.