FOTO ARKIVA

Sherr me thika në Elbasan/ Përfundon në gjendje të rëndë një person. Policia jep detajet

Një  sherr banal ka ndodhur midis dy personave në një lokal, në afërsi të postës në lagjen Vullnetari në Elbasan.

Pas përplasjes fizike ku është përdorur thika ka mbetur i lënduar rëndë njeri nga personat dhe është dërguar në spital.

Paraprakisht dyshohet se i lënduari ka përfunduar në koma.

Autori dyshohet se ka qenë nën efektin e alkoolit

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 05.12.2021, në lagjen “Vullnetari”, në një lokal, shtetasi A.Q, 41 vjeç, pas një konflikti  fizik të  çastit me një person ende të paidentifikuar, është rrëzuar në shkallët e lokalit e për pasojë ka është dëmtuar në kokë  dhe po transportohet për në spitalin e traumës në Tiranë për ndihmë mjeksore më të specializuar.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifkimin e autorit.