FOTO ARKIVA

Sherr me grushte, shqelma dhe thika në Elbasan. Arrestohet një person, në kërkim një tjetër.

Një shtetas është arrestuar, tre të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë si dhe puna vazhdon për kapjen e një personi tjetër për vepra penale të ndryshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. Ç., 72 vjeç. Ai dyshohet se ka goditur me grushte dhe me shkelma një 14-vjeçar, për motive të dobëta.

Në të njëjtën kohë, specialistët kanë referuar materialet në Prokurori dhe ka filluar procedimi në gjendje të lirë për dy shtetasit, M. D., 36 vjeç, dhe R. S., 47 vjeç, të dy banues në Elbasan. Ata dyshohen se kanë goditur me grushte një 28-vjeçar, gjithashtu për motive të dobëta.

Gjithashtu, specialistët kanë shpallur në kërkim shtetasin I. M., 30 vjeç, banues në Elbasan. Ai dyshohet se ka goditur me mjet prerës një 29-vjeçar, i cili tani është jashtë rrezikut për jetën. Punimet vazhdojnë për kapjen e 30-vjeçarit.