Një tjetër shtetas ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me koronavirus. G.P., 58 vjeç, është viķtima e dytë që regjistrohet sot dhe e 140-ta që kur vendi u godit nga pandemia botërore. Mësohet se 58 vjeçari ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku ishte shtruar me temperaturë të lartë. Pavarësisht kujdesit të mjekëve, ai nuk ka mundur të mbijetojë.
Ai raportohet se ishte shoferi dhe truproja e ministres për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali. Kjo e fundit ka disa ditë që është larguar nga daljet publike. Më herët ditën e sotme një 39-vjeçar ndërroi jetë në spitalin Covid 2, dhe tashmë numri i viķtimave ka shkuar në 140.
Ditët e fundit ka patur një rritje të vazhdueshme të të vdeķurve nga koronavirusi në Shqipëri, ndërkohë që Ministria e Shëndetësië vazhdon të bëjë thirrje për mbajtjen e maskës dhe respektimin e masave të distancimit fizik.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 112 pacientë, 19 janë në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1056
Durrës 220
Shkodër 203
Vlorë 100
Lezhë 84
Korçë 69
Fier 58
Elbasan 48
Kukës 37
Berat 31
Gjirokastër 19
Dibër 18