Albert Vrapi, koreografi i njohur në qytetin e Elbasanit, ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit nga COVID-19. “I madhi Albert Vrapi u nda nga kjo jete ne 15 11 2020. Duhet ta kujtojmë te qeshur me nota muzike, qe ai I krijonte ne koreografit me te bukura qe te gjith duartrokisnin dhe ngriheshin ne kembe ne Teatrin Skampa Elbasan. Berti eshte ne zemrat tona, qytetit te Elbasanit ju shua nje yll. Ylli i modernizimit, ylli i te bukures, ylli i koreografise. Te percjell ne shtepine tende te fundit me kenget e Michael Jackson. Do i mungojnë shum teatrit koreografit e tua”, shkruan në qytetare në faqen e facebookut “Arkivi historik i Elbasanit”.
Rastet e reja në Elbasan
Në 24 orët e fundit në Elbasan janë konfirmuar pozitivë 20 raste me COVID-19, nga 694 që ishte numri total në të gjithë vendin. Nga këto gjashtë mes tyre janë mësues.
Ndërsa në Gramsh janë testuar pozitivë 28 raste dhe është mbyllur pjesërisht Drejtoria e Postës, deri në dezinfektimin dhe marrjen e tamponit, pasi drejtori ka rezultuar pozitiv. Po ashtu pozitivë kanë rezultuar edhe një mësues, një infermier dhe një nxënës në një shkollë 9-vjeçare.
Fatkeqësisht sot e kanë humbur betejën me virusin edhe gjashtë qytetarë duke e çuar numrin e përgjithshëm në 637.