Gazetari Blendi Fevziu ka ndërmarrë një vendim të papritur gjatë emisionit të tij të mbrëmshëm. Ai ka vendosur që ta pezullojë emisionin për 15 minuta. I ftuar për të diskutuar lidhur me veprimet e fundit të presidentit Meta, Nënkryetari i LSI Luan Rama ka ngritur një objeksion për pjesëmarrjen në panel të zotit Blendi Gonxhe.
Sipas Ramës, prania e zotit Gonxhe ishte e paligjshme. Në këtë moment, gazetari Fevziu ka kërkuar të ndërpresë emisionin ose anulim të tij, deri në sqarimin zyrtar të situatës, pasi nuk do të organizonte një emision të jashtëligjshëm.
Diskutimi në studio:
Blendi Fevziu: A do ta mbyll? E mbyllim po deshët se kam gati emision tjetër?
Luan Rama: Dua unë të jem korrekt me ligjin.
Blendi Fevziu: Do ta lëmë?
Luan Rama: Jo nuk do ta lëmë, unë dua të bëjmë debat.
Blendi Fevziu: Po si do ta bëjmë debatin, 3 me 1?
Blendi Gonxhja: Unë jam përfaqësues politik, sepse emërohem direkt nga Kryeministri. Në një farë më mënyre nuk jam përfaqësues i PS.
Blendi Fevziu:Përfaqësuesit e partive që sot, që vijnë me leje partie dhe unë nuk e di se kë më sjell partia, nuk i pranoj më. Unë po marr njerëz që kanë bindjet e tyre politike, kanë angazhimet e tyre politike, mbrojnë kauzat e tyre, por nuk i marr si përfaqësues partie. Mund të mbaj balancën e opinioneve për këtë dal garant, por përfaqësues partie që sjell partia derr në thes, këtë nuk e bëj. Do ta mbyll debatin, s’ka problem.
Luan Rama: Mos ma keqkuptoni objeksionin tim.
Blendi Fevziu: Gonxhe do të largohesh? I jap Maznikut gjithë kohën
Blendi Gonxhja: Nuk gjej dot një zëvendësues për ju, pa…