I ftuar në studion e “Shqipëria Vendos”, në Top Channel, deputeti Dashnor Sula u shpreh ashpër në lidhje me sekretarin e përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka dhe deputeten Albana Vokshi.
Sula i cilësoi ata si dy njerëzit më të urryer në Partinë Demokratike.
“Rrezikon të rrëshqasë në diktaturë, e kam paralajmëruar muaj dhe vite më parë, për shkak të një personi si zoti Berisha dhe disa personave si Noka dhe Vokshi, janë njerëzit më të urryer. E morën një të mbaruar e vunë për të ngjallur… apo si historia e kandarit, ku shkoni pleqtë peshonin me kokërr, se nuk e kishe në krahun tjetër s’ka për të peshuar”, tha deputeti.
Numërohen 26.52% e kutive të votimit në vend, PS kryeson me 83 mandate, PD 51 mandate.
Sipas tij, kur ai ka qenë aty ka patur trefishin e votave për Partinë Demokratike:
“Kur erdha unë shkuam në rreth 7 mijë vota. Në 2005 jo se jam unë Zoti, të jesh njeri që nuk vjedh, që punon. Këta bënë luftë civile, i larguan, merr primaret, demokratët më votuan mua sepse besonin. Këta vënë njerëz qokash, jo njerëz që luftojnë. 78-76 mandate parashikoja të merrte PS, por sipas këtij trendi do të jetë tek 80”.