Një rritje të numrit të rasteve të të prekurve me Covid-19 tek fëmijët, është regjistruar në Francë pas hapjes së shkollave. Për këtë arsye, autoritetet në Francë kanë vendosur mbylljen e 7 shkollave në qytetin verilindor të Roubaix. Sakaq, zyrtarët kanë lajmëruar të gjithë familjarët që kanë pasur kontakt me nxënësin e infektuar dhe që mësimi në këto shkolla do të vijojë online.
Jean Michel Blanquer, Ministri i Arsimit, deklaroi për mediat franceze se 70 raste me koronavirus janë konfirmuar në shkollat e vendit. Kujtojmë që deri më tani në Francë kanë humbur jetën 28 108 dhe janë infektuar 179 569 me COVID-19.