Rrethohet zona e Brrylit në Tiranë/ Gjendet bombë artizanale e lidhur me telefon

Policia ka rrethuar zonën e Brrylit në Tiranë, pasi në rrugën “Sitki Cico” është gjetur një bombë artizanale e lidhur me telefon.

Bomba është gjetur në tokë, në pjesën e përparme të një pallati,  ndërsa dyshohet se ka rënë nga ndonjë makinë ku mund të jetë vendosur.

Pamjet në vendngjarje janë siguruar nga Top Channel.

Nuk dihen ende detaje të reja në lidhje me ngjarjen, ndërsa policia ka vendosur perimetër sigurie dhe ka nisur hetimet.