Rrëqeth rrëfimi i 43-vjeçares nga Athina, e cila kaloi momente tmerri në spitalin “Sotiria” ku qendroi e shtruar për 25 ditë, (11 ditë ishte e intubuar).
“Virusi po më hante për brenda, dhe unë nuk kisha asnjë kontroll mbi të”, thotë Iliana Mousodhaki, për mediet greke.
Ajo thotë se është ndjerë shumë më keq, nga fakti që nuk ishte vaksinuar.
“Gjatë gjithë kësaj kohe në spital kam takuar vetëm katër pacientë që ishin vaksinuar. Mes tyre është edhe një grua 92-vjeçare, e cila pas pesë ditësh ka dalë shëndosh e mirë me këmbët e saj nga spitali. Isha e shokuar. Kam reflektuar. U ndjeva aq keq për gjithë këtë kohë që kalova duke menduar se isha e pamundur, e patrembur, madje edhe më e zgjuar sa nuk rashë në grackën e vaksinimit. U pendova shumë për këtë. Ne lexojmë se virusi është artificial, se qëllimi është zvogëlimi i popullsisë, se në vaksina ka substanca që pas disa vitesh do të na sëmurin. E gjithë kjo të tmerron. Kisha arritur në një pikë ku ndihesha sikur isha një nga ata persona me fat që nuk isha vaksinuar. Kur doli lajmi për koronavirusin, e injorova , sikur nuk më interesonte, sikur nuk më shqetësonte, sikur të isha e pavdekshme. Unë kisha një logjikë që e gjithë kjo është larg meje, se nuk është plotësisht e vërtetë, virusi është dobësuar dhe nuk do të pësojmë asgjë” tha ajo.
“Unë synoj të ndihmoj sa më shumë njerëz që të mundem” tha Mousoudaki, në një përpjekje për të bindur qytetarët që nuk janë vaksinuar deri më sot. “Askush tjetër nuk duhet ta përjetojë atë që kam përjetuar, nuk është qesh”, u shpreh 43-vjeçarja.
Për fat të mirë Iliana doli nga spitali më 13 dhjetor dhe gëzon shëndet të mirë.
Nje koment
Pingback: 1perceived