I riu shqiptar “masakrohet” për vdekje me thikë, arrestohen 3 persona

Një 30-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë dy ditë më parë në Londër. Sipas mediave të huaja, Olsi Kuka nga Kurjani i Fierit është goditur disa herë me thika në zonën e Barnet të Londrës duke humbur jetën. Pasi shkuan në vendin e ngjarjës, policët arrestuan tre persona, dy djem, njëri 33 dhe tjetri 24 vjeç si dhe një vajzë 24-vjeçare. Policia thotë se pavarësisht dërgimit të menjëhershëm në spital, i riu ndërroi jetë prej plagëve të marra.

Hetimet vijojnë për gjetjen e shkakut të sherrit mes tyre që çoi në vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar.

Nje koment

  1. Pingback: 1credulity