Rrëfen si erdhi në Shqipëri/ Prej vitesh pjesë e ekranit, e dini punën e parë të Andresës?

Andrea Ambrosio është prej më shumë se 10 vitesh tashmë pjesë e ekraneve shqiptare. Krahë Ardit Gjebreas, Andresa është çdo të dielë tek “E diela shqiptare”. Së fundmi, bukuroshja braziliane, ka rrëfyer historinë e saj të ardhjes në Shqipëri. “Kam ardhur në vitin 2009. Përshtypja ime e parë ishte dimër, natë, dhe shi. Ishte shumë ndryshe me Brazilin, vend tropikal, ngrohtë. Të gjithë këtu flasin keq për Shqipërinë e unë kisha frikë. Por kur ecja në rrugë, xhiro nga Blloku dhe thoja sa lehtë Shqipëria.

Ecja në rrugë, në diskoteka, pub-e, në shkolla, ndërsa gruaja në Brazil ka probleme kur ecën vete gjatë natës. Këtu njerëzit respektohen, respektohen turistët edhe lëkurën time. Më pëlqen, unë nuk kam asnjë fjalë të keqe për Shqipërinë. Erdha me kontratë për balerinë, për të kërcyer nëpër restorante, pastaj një restoranti nuk i pëlqeu idea dhe u mbyll. Në këto momente unë flas me partnerin tim dhe më tha nuk do ikësh në Brazil sepse është shumë larg, ik në Itali ose rri këtu, e kjo ishte një risk. Dashuria me Arditin vjen 3 muaj pasi qëndrova këtu. Anila Gjebrea foli me mua dhe më ftoi për 1 ditë që të kërceja në hapjen e sezonit për 10 minuta. Arditit i pëlqeu idea dhe më vjen propozimi për punë, pranova dhe funksionoi. Jam 11 vite me Arditin, 11 vite në Shqipëri dhe 11 vite me partnerin,” është shprehur Andresa.