“Më pyesni nëse Xhunior ka ato që duhen për të qenë në top? Jo akoma, ndonjëherë me të jam shumë i ashpër. Pi Koka-Kola dhe lëngje të tjera dhe unë zemërohem shumë dhe nëse e shoh të konsumojë patate të skuqura, atëherë zihemi. Nuk më pëlqen fare. Edhe fëmijët më të vegjël më shohin me fŗikë nëse i shoh me çokollata.
Duhet të jemi të fortë. Për të qenë të sinqertë, Xhunior e ka potencialin. Është një djalosh i madh, i shpejtë, ka teknikë, por kjo nuk është e gjitha dhe unë ia them gjithmonë. Duhet shumë dedikim, shumë punë e madhe.
Gjithnjë kur është në shtëpi, i them të vrapojë para se të shkojë në stërvitje dhe më pas i sugjeroj të futet në ujë të ftohtë, për të rikuperuar më mirë. Por, ai më përgjigjet se uji është shumë i ftohtë dhe nuk ka dëshirë. Unë e kuptoj se ai është vetëm 10-vjeç. Nëse do të bëhet futbollist varet nga ai, unë nuk do ta shtyj. Nëse më pyesni nëse unë dua që ai të bëhet futbollit, po dua. Por, do të bëjë atë që do, doktor ose diçka tjetër. Dua vetëm të mendojë se është më i miri”, u shpreh Ronaldo.