Kryetrai i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledjan Llatja dhe deputeti Arben Kamani inspektuan nga afër kantierin e ndërtimit të unazës bujqësore të Elbasanit, ku ka rinisur puna sërish pas ndërprerjes për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se segmentit Kuqan-Bujqës-Jagodinë-Murriqan-Thanë është një investim shumë i rëndësishëm dhe se përfundimi sa më i shpejtë i tij do ti mundësojë bujqëve të kësaj zone të nxjerrin prodhimet e tyre në tregjet e Shqipërisë dhe të Europës.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Kantieret e punëve publike po rifillojnë, duke garantuar rregullat dhe distancën e sigurtë për punonjësit.
Bashkë me Kryetarin e Bashkisë Elbasan dhe deputetin Kamami inspektuam punimet për rikonstruksionin e rrugës Kuqan-Bujqës-Jagodinë-Murriqan-Thanë.
Ky është një investim shumë i rëndësishëm, përfundimi sa më i shpejtë i të cilit u mundëson bujqëve të kësaj zone të nxjerrin prodhimet e tyre në tregjet e Shqipërisë dhe të Europës. Ekonomia e luftës po vihet me hapa shumë të matur në lëvizje, për të garantuar sa më shumë vende pune nën bombardim dhe frymëmarrjen jetike në shtëpinë tonë të përbashkët