Pas largimit të Ben Blushit, nga drejtor i Përgjithshëm i Trop Channel, Sokol Balla ka njoftuar rikthimin në këtë ekran.
Balla u largua nga televizioni i Irfan Hysenbelliut, News24, ku drejtonte emisionin “Real Story” dhe tashmë duket se emisionin do ta rikthejë në Top Channel.
“Sot në 1 mars 2022, futem në një derë nga dola në 31 dhjetor 2017. Shihemi së shpejti”, shkruan gazetari Sokol Balla në Twitter.
Kujtojmë se në Top Channel, transmetohet emisioni politik “Open” i Eni Vasilit. Nuk dihet ende nëse Vasili do të largohet për t’i lënë vendin Ballës, apo të dy do të qëndrojnë në të njëjtin televizion.
Deri tani mbrëmjen e ka pasur gjithmonë në dispozion Eni Vasili më “Open e Saj”, plot 3 herë në javë, por nuk dihet çfarë mund të ndryshojë me ardhjen e Ballës, i cili me siguri që nuk do të mjaftohet vetëm me postin e drejtori të informacionit por do të dojë të ketë edhe hapsirën e tij televizive.