Rikthehen virozat dhe variçela apo lija e dhenve siç njihet në popullatë në këto ditë fund shkurti, kur dhe temperaturat kanë pësuar luhatje krahasuar me janarit.
Mjekët këshillojnë prindërit të bëjnë kujdes me menaxhimin e temperaturës tek fëmijët e vegjël, pasi këto viroza janë shoqëruar me temperaturë shumë të lartë.
Variçela është një sëmundje ngjitëse e cila transmetohet shpejt nga njëri fëmijë tek tjetri ndaj mjekët i sugjerojnë prindërit që të mos i neglizhojnë simptomat tek fëmijët e tyre dhe të mos i çojë në kopsht apo çerdhe duke menduar edhe për fëmijët e tjerë.
Çdo ditë tek mjeku pediatër paraqiten 20 fëmijë të prekur nga virozat e shumta që po qarkullojnë në këtë fund shkurti.
Top Channel