Reshje bore në veri, shtrëngata dhe temperatura të ulëta, ja si do të jetë parashikimi i motit sot

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira dhe alternime kthjellimesh të herëpashershme. Reshjet e shiut priten të jenë prezente që në orët e para të ditës. Reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, përgjatë vijës bregdetare e pjesërisht përgjatë Ultësirës Perëndimore reshjet pritet të jenë me intensitet mesatar e lokalisht të lartë në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Reshjet nga orët e pasdites pritet të humbasin territor dhe intensitet duke u izoluar në jug- juglindje të cilat pritet të jenë me intensitet të ulët e lokalisht mesatar. Në Alpe dhe në lartësitë 1000-1200m pritet reshje bore me intensitet të ulët. Shikim i reduktuar në zonat luginore në momentin e reshjeve.

Era parashikohet të fryjë nga kuadratin e veriut me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore fiton shpejtësi 10-12 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 3/16

Kukës 4/7

Lezhë 12/15

Dibër 0/11

Durrës 8/20

Tiranë 10/20

Elbasan 8/20

Berat 8/21

Vlorë 11/20

Korçë 6/12

Gjirokastër 7/15

Sarandë 13/22