Një tjetër rekord të infektuarish me COVID-19 është regjistruar ditën e sotme. Gjatë 24 orëve kanë dalë pozitivë 563 persona dhe kanë ndërruar jetë 8 të tjerë. Nga 2723 testime, 255 raste janë regjistruar në Tiranë, 56 në Gjirokastër, 43 në Shkodër, nga 24 raste në Korçë, Elbasan, 20 në Fier, 17 në Krujë, 11 në Sarandë, nga 10 raste në Pukë, Kolonjë, nga 9 raste në Lushnje, Mallakastër, nga 8 raste në Lezhë, Kavajë, nga 7 raste në Vlorë, Berat, nga 6 raste në Kukës, Peqin, nga 5 raste në Durrës, Has, nga 4 raste në Tropojë, Gramsh, nga 3 raste në Pogradec, Kuçovë, nga 2 raste në Delvinë, Tepelenë, nga 1 rast në Mirditë, Kamëz, Përmet, Dibër, Malësi e Madhe.
Në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 8 qytetarë në spitalet COVID: një 33 vjeçare nga Lushnja pa sëmundje bashkëshoqëruese, një 46 vjeçar dhe një 60 vjeçare nga Shkodra, një 65 vjeçar nga Prrenjasi, një 65 vjeçar dhe një 66 vjeçar nga Tirana, një 74 vjeçar nga Pogradec, një 76 vjeçar nga Durrës, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 150 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,353 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 367 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar.
Bazuar në vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve, duke nisur nga sot në komunikimin e përditshëm do të raportohen të gjitha testimet që kryhen në Shqipëri, numri total i testimeve të kryera në strukturat publike bashkë me testimet e kryera në laboratorët e licensuar jo publik.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë rregullat e higjienës, distancimit fizik dhe mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë, duke rikujtuar masat e reja që fillojnë nga nesër.
“Ju rikujtojmë se duke filluar nga data 11 Nëntor, do të kufizohet lëvizja e qytetarëve në të gjithë vendin nga ora 22:00 deri në 06:00, dhe në të njëjtin orar do të jenë të mbyllra baret, restorantet, lokalet përveç shërbimit delivery (shërbimi në banesë). Ju bëjmë me dije se nga sot, në komunikimin e përditshëm do të raportohen të gjithë testimet që kryhen në Shqipëri, bazuar ne vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve, pra do raportohet numri total i testimeve të kryera në strukturat publike bashkë me testimet e kryera në laboratorët e licensuar jo publik”, shkruan Ministria e Shëndetësisë.
COVID-19 – Statistika (10 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 563
Të shëruar ne 24 orë 150
Të shtruar në spitale 367
Humbje jete në 24 orë 8
Testime ditore 2723
Testime totale 143,804
Raste pozitive 25,294
Raste të shëruara 12,353
Raste Aktive 12,362
Humbje jete 579
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 6034
Durrës 1037
Fier 949
Korçë 759
Shkodër 742
Elbasan 624
Lezhë 559
Vlorë 544
Berat 367
Kukës 300
Gjirokastër 322
Dibër 125
Top Channel