Ngjarja e mbrëmshme në një fshat të Fierit, ku një fëmijë 8-vjeçar u vra brutalisht, tronditi mbarë opinionin public. Reagime të shumta pati si nga njerëzit e thjeshtë por edhe nga fugura publike, deri të Kryeministri i Shqipërisë.
Ditën e sotme ka reaguar edhe deputeti i qarkut të Elbasanit Florenc Spaho i cili përveç revoltës si prind ka ngritur edhe një problem që prej vitesh në Shqipëri nuk gjen zgjidhje megjithse ngjarje të rënda janë regjistruar.
Reagimi i Plotë:
Jam i shokuar nga ngjarja e tmerrshme që ndodhi në Fier!
Nuk kam fjalë për ta përshkruar revoltën që ndiej si prind dhe si qytetar i këtij vendi! Nuk kam fjalë për dhimbjen e madhe që la pas ikja nga jeta e një ëngjëlli nga duart e një përbindëshi të pashpirt!
Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve dhe të gjithë të afërmëve!
Jam me ju në këtë dhimbje kaq të madhe!
Personalisht mendoj se dënimi maksimal për këto mostra nuk mjafton!
Në mënyrë të menjëhershme duhet parë mënyra sesi individë me probleme të shëndetit mendor, të cilët paraqesin rrezikshmëri të lartë të mos jenë të lirë rrugëve, por të mbahen në qëndra të specializuara ku të vuajnë dënimin dhe të mos cënojnë jetën e askujt!