Pse Arbana nuk postoi foto me barkun e rrumbullakosur? Arsyen as nuk e kishit imagjinuar

Arbana Osmani solli në jetë djalin e saj të dytë, Diellin në tetor të vitit të kaluar. Moderatorja e kaloi shtatzëninë jashtë vëmendjes së publikut, duke qenë se e kishte mbyllur edhe sezonin e “Dua të të bëj të lumtur” në atë kohë. Po ashtu, nëse shohim rrjetet e saj sociale, fotot shtatzënë janë të pakta dhe asnjëra prej tyre nuk ka në fokus barkun e rrumbullakosur. Pas kësaj zgjedhjeje, fshihet një arsye e madhe.

E pyetur nga ndjekësit nëse nuk ka postuar gjatë asaj periudhe sepse i urren fotot e shtatzënisë, moderatorja është përgjigjur:

“Në të vërtetë jo! Nuk më pëlqen të publikoj foto të shtatzënisë në rrjetet sociale, duke qenë se kjo mund të prekë shumë gra që fatkeqësisht mund të jenë duke u përballur me probleme infertiliteti. E di sa e rëndë mund të jetë kjo gjë. Kaq e thjeshtë!”

Sa i përket periudhës pas lindjes, Arbana ka thënë se nuk ka pasur kohë për t’u mërzitur pasi ka qenë shumë e zënë. Ndërsa me sa kuptuam për marrëdhënien e Jonit me Diellin është për t’u pasur zili.