PS prin në Elbasan: LSI “shkrin” në Belsh, ja sa vota ka PD. Po Nisma

Sipas përditësimit të fundit të KQZ-së, në Qarkun e Elbasanit janë numëruar 30801 vota, nga të cilat 16187 vota i përkasin PS-së, 55.52 %, PD me 10826 vota ose 37.14 % ndërsa LSI me vetëm 1247 vota, 4.28 %. Në bashkinë e Belshit, socialistët dominojnë me 2691 vota ose 53.70 % krahas demokratëve me 2093 vota ose 41.77 %.

Partia e Kryemadhit rezulton të ketë marrë deri më tani vetëm 98 vota në këtë bashki me vetëm 1.96 %. Po ashtu dhe në Cërrik vazhdon para PS me 2757 vota ndërsa PD “Aleanca për Ndryshim” me 1267. LSI përsëri në disfatë me 194 vota. Të dhënat nga Bashkia e Elbasanit tregojnë PS me 3499 vota ndërsa demokratët me 3020 vota dhe LSI 211 vota.

Rezultat të thellë mes PS dhe PD në Gramsh, ku e para numëron 1942 vota deri më tani ndërsa PD 940 vota dhe LSI 187 vota. PS ecën e para gjithashtu dhe në Librazhd me 3291 vota kundrejt 1879 votave të PD-së. Dhe në këtë bashki, LSI ka marrë vetëm 278 vota. Në ndryshim nga bashkitë e tjera, vihet re një rritje e Nismës Thurje me 72 vota. Socialistët kryesojnë gjithashtu dhe në Peqin me 1094 vota ndërsa PD me 1128 vota. LSI ka marrë vetëm 38 vota në këtë bashki por ka siguruar disa më tepër në bashkinë e Përrenjasit. /abcnews.al