Pritjes së ëmbël i erdhi fundi; Arbana dhe Eduart bëhen prindër të një djali. Ja emri i veçantë

Ishte vetë Eduart Grishaj ai që pak minuta më parë, përmes një postimi në rrjetin social Instagram ndau një foto për ndjekësit, ku shfaqet duke mbajtur djalin në krahë. Teksa zërat për një shtatzëni të moderatores lindën pak më parë, ajo vendosi ta konfirmojë lajmin në maj, në ditëlindjen e partnerit, ku shkroi: “Gëzuar ditëlindjen shpirti im binjak, shoku im, personi që ka zemrën time dhe që së shpejti do bëhet baba. Të dua”.

Cifti ka vendosur ti vërë një emër të vecantë dhe shqiptar fëmijës së tyre: Diell

“Lindi Dielli ☀”, shkruan Eduardi në Instagram.

Dyshja ka shprehur edhe më herët se duan që vogëlushit t’i vënë emër shqiptar. Djali i tyre i madh, Joni tani është mjaft i lumtur që është bërë vëlla i madh./NOA.al