Policia e Elbasanit njofton se ka vënë në pranga një 42-vjeçar, shtetas britanik, pasi mbrëmjen e djeshme, në bulevardin “Aqif Pasha”, ka prishur qetësinë publike dhe gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë.
“Komisariati i Policisë Elbasan arrestoi në flagrancë shtetasin britanik A. A., 42 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në bulevardin “Aqif Pasha”, ka prishur qetësinë publike dhe gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Elbasanit. /Telegrafi/