Në puntatën e sotme të “Për’puthen” është transmetuar takimi i konkurrentes së re, Çiljetës dhe Mevlanit. Gjatë takimit Mevlani interesohet më tepër për të shkuarën e Çiljetës, por ajo vendosi që ta tregojë historinë e saj në studio.
Ajo u shpreh se mes saj dhe ish-bashkëshortit u përfshi një person i tretë. Kjo gjë më pas çoi edhe në divorcin e tyre. Çiljeta tregon se që pas njohjes me vajzën tjetër, ish-bashkëshorti i saj nuk e ka parë më fëmijën e tyre.
Pas gjithë këtyre gjërave ajo ende e cilëson ish-bashkëshortin e saj si një person me “zemër të bardhë”.
Çiljeta: Ishim një familje shumë e lumtur. Ish-bashkëshorti im nuk ka qenë shqiptar, ka qenë italian. Dhe duke ardhur nga Italia në Shqipëri, duke njohur mentalitetin e Shqipërisë bënte shumë për të tjerët dhe normalisht as ekonomia nuk na ka munguar. Kjo pjesë e shkaktoi ndarjen, jeta e natës. Dikush tjetër u fut në mes. Arritëm deri në atë pikë sa as gocën nuk e shikonte dhe këtë gjë unë nuk e fal dot. Kemi arritur deri sa jemi zënë. Më vjen keq dhe pse ndonjëherë nuk dua ta hedh poshtë. Nuk e zë askush vendin e vet. Por fëmija është gjëja më e rëndësishme në jetë, nuk mund të hidhet asnjëherë në botë. E dashura mund të iki, por fëmija nuk mund të iki asnjëherë.
Këtë gjë e ka komentuar edhe Arjani i cili u shpreh se ky veprim i ish-bashkëshortit të saj nuk duhet idealizuar.
Arjani: Një njeri që nuk njeh fëmijën e tij, nuk mund të idealizohet. Fajin e kanë ata që tradhtojnë. Nuk të ka faj as personi me të cilin është lidhur dhe as fëmija, mos u përpiq ta idealizosh.
Çiljeta: Ai e zgjodhi këtë situatë, por unë i dhashë leje që të shkojë. Unë jam shumë okay në momentet që kam kaluar me atë. Jam shumë krenare se si po e rris fëmijën tim. Si e shpjegon faktin që ai më merr fshehurazi?
Arjani: Se është pa karakter, pa personalitet. E përgëzoj Çiljetën për kurajën që ka sepse po jep një mesazh të bukur për shumë vajza ose nëna që mund të jenë në një situatë si ty.