Së fundmi aktori i njohur i humorit, Donald Veshaj, ka bërë një rrëfim si asnjëherë më parë për lidhjen e dashurisë me moderatoren bukuroshe, Bora Zemani. Ai pranoi publikisht se “Bora është femra që ka dashur më shumë gjatë gjithë jetës”. Donaldi foli gjithashtu edhe për djalin e Zemanit, Arborin, për të cilin tha se e do shumë dhe ka pasur një marrëdhënie të shkëlqyer.
“Nuk e di a jam gati ta lë të më ikë si person. Për mua është historia më e bukur që më ka ndodhur në jetë dhe jam shumë me fat që e kam përjetuar. Sido që të jetë. Unë e vlerësoj atë gocë, sepse është një gocë fantastike, është një grua e fortë, sepse ka një fëmijë dhe është një njeri që përpiqet shumë për gjërat e veta.
Jam shumë i lidhur me çunin e vet dhe e them me plot gojë që e dua shumë. Është gjashtë vjeç. E dua shumë. Ai kishte festën e ‘Abetares’ dhe unë doja që të isha aty, por ishim ndarë dhe nuk shkoja dot”, shtoi Veshaj.