Ditën e sotme, qarkulloi lajmi se drejtimi i “Portokalli” përveç Salsano Rrapit, do i besohet edhe Fjoralba Ponarit. Mirëpo, duket se gjërat nuk qenkan kaq të thjeshta. Për të moderuar programin e njohur të humorit, kanë bërë audicione disa prej emrave më në zë të ekranit.
Ori Nebiaj, Fjoralba Ponari, Nevina Shtylla, Lei Kraja dhe Rudina Dembacaj janë pretendentet kryesore për të drejtuar këtë spektakël. Megjithatë, për të zbuluar përfundimisht se kujt i është besuar programi, nuk do na duhet të presim gjatë pasi “Portokalli” do të fillojë së shpejti.