Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Himarë, ku një vajzë 7 vjeçe humbi jetën pasi u godit nga skafi i drejtuar nga Arjan Tase. Berisha e quan ngjarjen një kŗim të tmerrshëm, teksa i shpreh ngushëllimet familjes që humbi fëmijën. Ndër të tjera, Berisha dënon edhe mungesën e sigurisë në plazhet e Shqipërisë.
Reagimi i plotë:
Siguria në plazhe ZERO! Për ligjin nuk pyet njeri. Kŗim i tmerrshëm! Skafisti, shef policie në Elbasan, A. Tase merr jetën e një fëmije 5 vjeç në det, në Himarë.
I shpreh ngushëlimet më të ndjera familjes për engjëllin që humbi. Dënoj me forcën më të madhe këtë kŗim të tmerrshëm nga ata për të cilët ligji nuk ekziston. Dënoj gjithashtu mungësen e plotë të sigurisë në plazhet tona.