Mesa duket këngëtarja Adelina Tahiri po kalon një moment të vështirë në marrëdhënien e saj 9-vjeçare me avokatin maqedonas, Serjoza Markov. Ose të paktën kështu ka lënë ajo të kuptohet.
E ftuar në “Zemër Luana”, kur u pyet se kur ka qenë periudha më e keqe që ka kaluar në marrëdhënie ajo u përgjigj “ndoshta për momentin”, duke lënë të nëkupohet për një problem mes tyre aktualisht.
Ndërsa pyetjes nëse, e ka menduar ndonjëherë ndarjen, iu përgjigj: “Gjithë ne që jemi çifte që kemi kaluar një periudhe të gjatë bashkë ka momente edhe kur zihemi dhe kur themi është fundi dhe asnjëherë nuk ndodh ajo. Por që ta mendoj, ta mendon ndarjen; nga e mira askush nuk ik realisht. Ndaj nuk e kam menduar ndarjen, por edhe mund të vijë!”
Edhe pse nuk tregoi se çfarë po përjeton, kur e pyet se çfarë nevoje nuk i përmbush partneri, Adelina tha: “Më bën femrën më të lumtur në botë.”