Kjo histori tregon për një profesor të filozofisë, i cili një ditë u solli një kavanoz bosh, topa golfi dhe një zarf plot me rërë studentëve të tij. Kishte gjithashtu një shishe birrë dhe nxënësit ishin vërtet të hutuar nga ajo seri objektesh që shihnin në karrige. A mos profesori ishte çmendur? I menduan të gjitha. E vërteta është se pikërisht me ato objekte, mësuesi po përgatitej t’u tregonte nxënësve kuptimin e jetës.
Në kavanozin e zbrazët, burri vendosi topat e golfit dhe pyeti studentët nëse, sipas tyre, kavanozi ishte plot. Ende pak të hutuar për atë që po ndodhte, ata u përgjigjën po. Pastaj profesori shtoi guralecë, dhe ata zunë hapësirën boshe midis topave. Ai pyeti studentët përsëri nëse kavanozi ishte i mbushur dhe ata thanë po. Mësuesi i filozofisë nuk u ndal me kaq, por mori rërën dhe e hodhi në kavanoz.Pas kësaj u bëri të njëjtën pyetje studentëve të tij, të cilët sërish u përgjigjën po.
Sidoqoftë, mbetej ende birra të cilën e hodhi edhe atë në kavanoz. Pas kësaj, profesori më në fund foli për të shpjeguar kuptimin e gjithçkaje: “Unë do të doja që ta konsideronit këtë kavanoz si jetën tuaj: topat e golfit janë gjërat e rëndësishme, ato që ju bëjnë të lumtur, guralecët përfaqësojnë jetën tuaj të përditshme dhe rëra është gjithçka tjetër”.
“Nëse vendosni rërën në kavanoz të parën,” tha profesori, “nuk do të kishte vend për pjesën tjetër”. Metafora e tij për të shpjeguar kuptimin e jetës për studentët ka vlerë për të gjithë ne. Sepse nëse e kalojmë gjithë kohën dhe energjinë tonë për gjëra të vogla, nuk do të kemi më hapësirë për gjëra të rëndësishme. Ne duhet t’i kushtohemi vërtet familjes, miqve dhe pasioneve tona sepse pjesa tjetër, në fund të fundit, është vetëm rërë.
Po birra? Po, çfarë kishte të bënte birra me kuptimin e jetës? Një student e pyeti profesorin i cili u përgjigj pa vonesë: “Ajo shërben vetëm për të demonstruar se pavarësisht sa e plotë është jeta juaj, gjithmonë ka kohë dhe hapësirë, për një birrë me një mik”. /bota.al