PERTEJ ILARITETIT- MUND TE KEMI “BRAND NAME” NËSE NUK JEMI MENDJEMËDHENJ

Nga Armida Plangarica, Sipërmarrëse, Greqi.

 Dy vjet më parë,  gjetjet e ushqimeve në fjalë nga autoritetet doganore në valixhen e një shqiptari që udhëtonte drejt Amerikës, u bënë objekt debati me tone të larta ilariteti. Nuk besoj që zotëria të ketë pasur deficite në tavolinën e përditshme. Jo, është shumë herë malli dhe mungesa e aromave të vendit ku u rritëm. Është shija që nuk e gjejmë dot gjëkundi tjetër. Në rastin më të mirë, një mendje që sheh larg, Amerikën nuk do ta shihte si vendin e bollëkut ushqimor, por si shansin e promovimit të standartit që i mungon Amerikës. Aromat, shijet dhe ushqimi tradicional. Gështenjat e Tropojës, udhëtojnë cdo vit drejt Italisë. Domatet e Lushnjes dhe një sërë prodhimesh të tjera gjthashtu! E pra nuk është turp  pse marrim një grusht aromë vendi me vete. Në rastin më të mirë ,nje mendje e mprehtë duhet të gjente mënyrën, që këto aroma të udhëtonin larg me një BRAND NAME të fuqishëm, me standarte të fuqishme. Në vend të qeshjes, përqeshjes dhe komenteve boshe, bëni promovim. Ndërmerrni nisma, mos hani mbeturinat e Ballkanit që zbarkojnë në shportat tuaja të stolisura me kordhela. Prodhoni vetë dhe eksportoni. Prodhoni vetë dhe krijoni standarte. Nuk jemi vendi që prodhon tallava, jemi vendi që natyra ia fali të gjitha. Lum kush do ta kuptojë në kohë.