Përmbytje, stuhi dhe rrebeshe/ IGJEUM del me thirrjen urgjente: Ja zonat që rrezikojnë reshje shiu intensive dhe shtrëngata në orët në vijim

Me përkeqësimin e kushteve atmosferike, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron se në zonat urbane, për shkak të reshjeve të shiut, mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

Gjatë ditës së enjte, dt.17 pritet të ketë reshje me intensitet të lartë, të cilat do të jenë më të përqëndruara në Veri dhe në Qendër të territorit.

Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjëve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave, thotë IGJEUM.

Sot (e enjte dt.17) priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Tiranë dhe Elbasan, ndërsa në qarqet Dibër, Lezhë, Durrës, Fier, Vlorë, Gjirokastër priten reshje mesatare deri lokalisht intensive.

TEMPERATURAT

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 14 / 19 °C

në vendet e ulëta: 10 / 18 °C

në vendet malore: 7 / 15 °C

ERA

Sot (e enjte dt.17) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare kryesisht në bregdet.