Duke filluar nga dita e sotme, si dhe për disa ditë në vazhdim vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe të thata, por edhe të ftohta njëkohësisht.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore. Gjatë orëve të mëngjesit në zonat luginore parashikohet mjegull e dendur apo mjegullinë, si dhe ngrica përgjatë akseve rrugore për shkak të temperaturave të ulëta.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 1 deri 8m/sek dhe përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era hera-herës do të jetë me shpejtësi 13-15m/s.
Temperaturat parashikohen:
• në zonat malore -10 deri -1°C
• në zonat e ulëta -4 deri 7°C
• në zonat bregdetare -1 deri 9°C