Monday , June 2 2025

Përfundon rruga e Isakëve në Labinot-Fushë, inspektim nga kryebashkiaku Llatja dhe deputeti Qose

Një tjetër investim i rëndësishëm infrastrukturor ka përfunduar në njësinë administrative Labinot-Fushë, me rikonstruksionin e rrugës së Isakëve, e cila është tashmë e shtruar me asfalt në një gjatësi prej 500 metrash.

Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, së bashku me deputetin Adi Qose, inspektuan nga afër punimet e përfunduara. Gjatë vizitës, kryebashkiaku Llatja theksoi rëndësinë e këtij investimi si pjesë e një plani më të gjerë që po zbatohet në të gjitha njësitë administrative të bashkisë.

“Jemi në rrugën e Isakëve në fshatin Labinot-Fushë, një zonë që ka pasur problematika të theksuara infrastrukturore. Po punohet intensivisht, jo vetëm në këtë rrugë, por paralelisht edhe në segmentin e ri të Korridorit të 8-të. Ndërkohë, brenda fshatit po ndërhyhet aty ku nevoja është më imediate,” u shpreh Llatja.

Përveç sistemimeve dhe asfaltimit, Bashkia Elbasan ka nisur edhe punimet për përmirësimin e rrjetit të vaditjes, një tjetër nevojë jetike për komunitetin bujqësor të zonës. “Po bëhemi gati edhe për vaditjen, pasi gjatë sezonit të verës kjo është një nga sfidat kryesore,” shtoi ai.

Deputeti Adi Qose nënvizoi se investimet infrastrukturore në këtë zonë kanë ndikim të gjerë: “Rruga e Korridorit të 8-të nuk i shërben vetëm Elbasanit, por të gjithë Shqipërisë. Këto ndërhyrje janë të domosdoshme dhe ndihmojnë ndjeshëm komunitetin lokal.”

Projekti i rrugës së Isakëve përbën vetëm një pjesë të punëve që janë duke u zhvilluar në të gjithë territorin e bashkisë, ku po investohet në mënyrë të vazhdueshme për përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e cilësisë së jetës për qytetarët.

2 Komente

  1. Pingback: rybelsus

  2. Pingback: buy clomid