Pensionistët në Elbasan kanë dalë ditën e sotme për të bërë pazaret e tyre pasi janë të vetmuar dhe nuk kanë persona që mund t’i ndihmojnë për të bërë shpenzimet e nevojshme. Një pensioniste tregon se është vetëm dhe s’ka nevojë për leje pasi nuk mund të rrijë pa ngrënë.
“Dola se do ha. Nana rri brenda ç’e dua lejen, unë dua leje që të iki te varrezat. Jetoj vetëm prandaj dal, nuk kam kërkuar ndihma më del pensioni im. kam punuar 40-vjet”, tha ajo. Por ka dhe nga ata të cilët nuk kanë aplikuar pasi nuk mund të përdorin internetin dhe dalin pa leje.
“Unë kam marrë tek komuna. Online unë nuk di as ta përdor telefoni. Po mirë do rri pa ngrënë, kam dal të përdor. S’kam telefon me internet”.
Shqetësim ngelet fakti se pavarësisht se mosha e tretë është më e rrezikuar për COVID-19 pensionistët kanë dalë pa maska dhe doreza, duke mos respektuar rregullat e kërkuara. Deri ditën e sotme në Elbasan janë regjistruar 15 persona të infektuar me COVID-19./shqiptarja/