Para disa ditësh deputeti i Partisë Demokratike z. Luçiano Boçi shpalli ambicien e tij për të qenë kandidat për kryetar bashkie në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Në momentin e prezantimit të kandidaturës z. Boçi u shpreh nes të tjerash se “Dua ta angazhohem bashkë me qytetarët që t’i kthejmë qytetit harmoninë e dikurshëm, shkëlqimin dhe ngjyrat reale të jetës së përditshme. E di që beteja ime nuk është e lehtë, është betejë me pushtetin, korrupsionin, paratë e pista, Edi Ramën, por me mbështetjen e qytetarëve unë do ia dal”.
Por disa ditë pas prezantimit të kandidaturës së tij, pjesa tjetër e Partisë Demokratike ka realizuar një mbledhje në ambientet e hotel Skampa.
Sipas një postimi të deputetes së kësaj Partie znj. Zheni Gjergji, Elbasani do të përfaqësohet nga një kandidaturë dinjitoze e me taban, pa përmendur emra.
Kjo mbledhje paralele e strukturës të PD ka lënë të kuptohet se pjesa tjetër e saj nuk do ta mbështesë z. Luçiano Boçi por do të zgjedhë një tjetër kandidaturë.
Dalja e Partisë Demokratike me dy kandidatë do t’ia bëjë më të vështirë fitoren e Bashkisë së Elbasanit.
Postimi i plotë i deputetes Zheni Gjergji:
Sot më shumë se kurrë është momenti që Bashkia Elbasan t’i kthehet qytetarëve elbasanas❗️
❌Përballja me pushtetin e Edi Ramës bashkon jo vetëm demoktatët, por gjithë qytetarët elbasanas, që në këto 16 vite të pushtetit socialist në ?Bashkinë Elbasan shohin veç fasada, pallate shumëkatëshe që i prishën arkitekturën qytetit të Skampinit me një ? kala mijëravjeçare të pajetësuar.
??Qytetit i mungon infrastruktura, parqet, këndet e sportit për fëmijët e të rinjtë.
?Elbasani i dijes dhe kulturës ?? sot mbulohet nga terri i pluhurit dhe tymit industrial.
Sot diskutuam plotësimin e strukturave të Partisë Demokratike nën frymën e respektit, vlerave dhe parimeve demokratike.
? Me strukturat e Partisë Demokratike Elbasan me dëshirën dhe besimin në Zot se Elbasani do të përfaqësohet nga një kandidaturë dinjitoze e me taban që do ndryshojë faqen qytetit tonë të dashur❗️