Këngëtarja Jonida Maliqi duket se po shijon jetë. Teksa fliste për projektin e ri muzikor “Need you”, artisja e famshme u shpreh se ‘ka nevojë të japë dhe të marrë dashuri”, por heziton të krijojë një lidhje të re për shkak të frikës se mos gabon dhe lëndohet. Jonida Maliqi theksoi se po e shijon shumë të qenurit vetëm, ndërsa shtoi se përsa i përket lidhjeve “kohërat kanë ndryshuar dhe s’ka më etikë”.
“Mendoj se të gjithë kemi nevojë për dashuri, do ishte absurde të thosha ‘jo, jam shumë mirë kështu siç jam, vetëm’. Jam e zonja e vetes, ndihem më e lirë se kurrë, kur arrin një pjekuri, ke vetëbesim ndryshe nga ç’ke qenë e re, të shijon shumë të qenurit vetëm. Por mendoj se ne qeniet humane kemi nevojë për dashuria, unë dua të jap dhe të marr dashuri, por kohërat kanë ndryshuar, ka ndryshuar gjithçka, etikat”.
“S’mund të them morali, sepse çdokush e bën sipas vetes së vetes dhe s’do doja të bëja moralisten, por më duket sikur ka ikur qëllimi, vërtetësia, dashamirësia, shpirti në mënyrë absolute. Ke frikë mos lëndohesh, mos gabon, sepse nuk mund t’ia lejosh vetes të bësh gabime”, u shpreh këngëtarja në “Top Albania Radio”.
Jonida Maliqi, e cila është nënë e një djali nga martesa me Gent Prizrenin, foli edhe për largimin nga muzika. Artisja tha se përkujdesja ndaj djalit ishin një nga faktorët, teksa theksoi se “nuk hyn në kategorinë e këngëtarëve super të klikuar, por bën muzikën për kënaqësinë e saj dhe të njerëzve që duan ta dëgjojnë”.
“Ishte çështja e mëmësisë ajo që më shkëputi, unë i kisha kaluar etapat e karrierës muzikore. Të kënduarit për mua ishte prioritet, të qenurit 100% vetja pa bërë kompromis. Për sa kohë se kam patur synimin e të fituarit të ardhura gjithçka ka ardhur në mënyrë organike. Nuk kam nevojë për të bërë promo masive. Kam kuptuar që nuk hyj në kategorinë e këngëtarëve super të klikuar, e bëj vetëm për kënaqësinë e shpirtit tim, të atyre që e duan muzikën time, gjithçka vjen në mënyrë natyrale”.
“Kam tre materiale muzikore, po punoj, dua t’i realizojë me klipe, të kem sa më shumë këngë të reja këtë vit. Puna që bëj në Instagram, është part time dhe fitoj të ardhura të mira. Merr kohën e vet, edhe kur s’je në formë duhet të jesh. Duhet të realizosh fotot, video etj. Kam tim bir dhe prindërit, që janë kthyer si dy fëmijë, kështu që jam nënë e 3 fëmijëve”, tha Jonida Maliqi.