Ditëlindja e Ermal Mamaqit në kohë pandemie, torta që u la prindërve tek dera dhe pastaj mesazhi që shkroi në Instagramin e tij ka qenë një ndër sinjalet që jeta jonë ka ndryshuar pas situatës globale që ka krijuar Covid-19. Për fat të keq, takimet me familjarët, sidomos me prindërit e moshuar, gati-gati u eliminuan për të ruajtur jetën dhe shëndetin e tyre.
Megjithatë, ishte një situatë e ngjashme për të gjithë. Nuk ishte vetëm Ermali, por edhe shumë personazhe të tjerë, njerëz të njohur apo të thjeshtë, që ɗhimbjen më të madhe në periudhë karantine kanë pasur ndarjen nga prindërit. Edhe Mirela Milori e paska vuájtur njëlloj.
E ftuar pasditen e sotme në “Rudina”, moderatorja e “Historia ime”, në Tv Klan, rrëfeu për publikun si e ndan kohën mes dy ekraneve (Tv Klan dhe Abc News). Po ashtu, tregoi si i ka kaluar këto muaj të vështirë të karantinës, gjatë të cilëve, si të gjithë, edhe ajo ka vuájtur më shumë “ndarjen” nga prindërit. Siç rrëfeu Mirela, ishte periudhë e vështirë jo vetëm për punën dhe impenjimin e saj të përditshëm, por sidomos për pjesën tjetër pas saj.
Duke kujtuar raportin e ngushtë që ka me prindërit, Mirela tregoi se, në një moment e pati të vështirë t’i menaxhonte emocionet që po i krijonte izolimi për shkak të pandemisë. I kam takuar shumë rrallë gjatë pandemisë dhe… oh, sa e vështirë ishte. Aq e vështirë ishte, sa erdhi një moment… (unë vija në punë, në program paradite, shkoja në shtëpi, vija pasdite në ABC. Ata i takoja, si të gjithë ne, shumë rrallë. Shkoja bëja ato blerjet e duhura, me maska, me gjëra, i lija te dera) … erdhi një moment që ishte shumë ngarkesë dhe…
U ndal për pak këtu, sepse e dinte që prindërit po e ndiqnin. Por u ndal edhe për të kontrolluar më mirë zërin që tashmë kishte filluar ta tŕadhtonte nga emocionet: “Ata do ta shohin tani, po le të qajnë, nuk kam ç’të bëj…”, – tha dhe vijoi: “Ua lija aty (blerjet, ushqimet) dhe ikja shpejt. Mami thoshte “po rri dhe një çikë”, “jo, jo, ika tani, se kam punë, kam punë”. Shkoja në makinë dhe qaja. Më dukej jashtë mendjes që t’i shikoje, mos t’i takoje…”
Kaloi muaji i parë, kaloi java e pestë, u bë një spirale emocionale që askush nuk ia jep dot përgjigjen kur po ikën. Mirela, edhe tani që është bashkuar prapë me prindërit, vazhdon të jetë shumë e kujdesshme që ata të mos infektohen. Me siguri, prindërit e Mirelës kanë qarë kur e kanë dëgjuar këtë deklaratë të vajzës së tyre. Mirela nuk ishte e vetmja që vuájti kështu për prindërit, por as e vetmja që përcolli një mesazh nga ekrani për të gjithë ne që nuk e kishim kuptuar se gjërave më të shtrenjta të jetës, ndoshta nuk u kemi dhënë vëmendjen e duhur. Çdo ditë…