Këtë të dielë do të jetë puntata e tretë e “Për’puthen Prime”, ku do të diskutohen ngjarjet më pikante të javës. Përgjatë puntatave të kaluara në karriget e opinionistëve kemi parë Fatma Haxhialiun dhe Meridianin e Big Brother, të cilët bashkë me Arjan Konomin jepnin opinionet e tyre mbi takimet dhe marrëdhëniet e konkurrentëve.
Mirëpo, duket se rrugëtimi i Meridianit në këtë program ka përfunduar. News-31.com ka mësuar se ish-banori i Big Brother nuk do të jetë më opinionist dhe këtë të dielë do të shohim Elona Duron, e cila do të jetë krah Fatma Haxhialiut për të dhënë mendimet dhe opinionet lidhur me takimet.
Nuk dihet akoma nëse kjo është formulë e programit, ku çdo javë do të jetë nga një i ftuar i ndryshëm dhe marrëveshja me Meridianin qe vetëm këto puntata.
As produksioni, as vetë Meridiani nuk janë prononcuar për këtë zëvendësim apo për të treguar arsyet që çuan në këtë vendim që erdhi pas puntatës ku Meridiani dhe Arjan Konomi patën një debat me njër-tjetrin.
Gjithsesi, mbetet për t’u parë të dielën nëse do të jepen akoma më tepër përgjigje për këtë çështje.