Pas daljes nga shtëpia e Big Brother, Paloma ka treguar se pati menjëherë kontakt me mediat dhe ka mbetur pa fjalë nga mënyra se si është përcjellë rrëfimi i saj për sfidat që ka kaluar me bashkëshortin.
Në “Ftesë në 5”, Paloma tha se u përball me lajme të shëmtuara ndërsa qëllimi i saj ishte që të trajtohej në formë mesazhi. Nga ana tjetër, tregon se partneri i saj është ndikuar nga shkrimet në media dhe nuk i vjen aspak mirë për këtë.
Ishin tituj të tmerrshëm. Njerëzit që shkruajnë për 2 klikime, është e turpshme që denigrojnë informcionin në këtë formë. Ishte një shok, nga një atmosferë tjetër, u ktheva në një botë të tmerrshme ku përballesha me lloj-lloj informacionesh, lajmesh të shëmtuara që mund t’i trajtonim në formën e mesazheve.
Kam mbetur pa fjalë. Më vjen keq për Andrejin dhe e ka si ngarkesë të madhe shpirtërore. Më duket sikur rrëfimi im e dëmtoi. Pse duhet të degjenerojmë materialet për 10 followers ose ndjekës? E pabesueshme.