Pak ditë më parë, moderatorja Luana Vjollca konfirmoi largimin e shumëpërfolur nga “Top Channel”, përmes një statusi në rrjetet sociale. Ajo e ka konsideruar këtë televizion si “shtëpinë” ku u rrit dhe u zhvillua për 15 vite”, dhe tha se po punonte për disa projekte të reja.
Ndërkohë, dje Luana ka ndarë me ndjekësit disa Instastoy nga Shkupi, në Maqedoni, por ka zbuluar se arsyeja e vizitës nuk ishte aspak një pushim një ose disaditor, por si gjithmonë: punë.
Ajo ka postuar një foto me këngëtarin Armend Rexhepagiqi e më pas pamje nga një studio muzikore, ku duket kompozitori dhe producenti Darko Dimitrov.
Ndaj, duket se Luana po vjen me një këngë të re, pas pak muajsh pauze. “Mezi po pres ta ndaj me ju”, ka treguar ajo në Instastory, duke shtuar se nuk do të tregojë më shumë detaje lidhur me projektin.
Ajo ka shkruar se shpreson që “të na prekë shpirtin dhe mendjen”, njësoj siç ia ka prekur asaj, ndaj ne, mbetet të presim, për të zbuluar edhe këtë suprizë.