Biologu Ethem Ruka ka bërë një analizë të situatës në të cilën ndodhemi për shkak të Covid-19, dhe sipas tij sot numri i të sëmurëve u ul me 3% më pak se dje. Pasi Ministria e Shëndetësisë raportoi sot 19 pacientë të shëruar, Ruka shprehet se ‘nëse përqindja e uljes së të infektuarve aktiv do të ulej çdo ditë me 3%, pandemia do të vinte duke u shuar në harkun e dy javëve’.
Ruka e quan këtë një parashikim hipotetik, por qytetraët kanë në dorë ta sjellin sa më afër fundin e këtij infeksioni. Shkruan Ruka:
Sot perqindja e te sheruarve fatmiresisht arriti ne 55%, ose 3 % me shume se diten e djeshme, ndersa numri i te semurve (pacientet aktiv) u ul ne 40% ose 3% me pak se diten e djeshme. Do te deshironim qe neser numri i te infektuarve te zbres 3%, ndersa ai te sheruarve ne 58%.
Nese perqindja e uljes se te infektuarve aktiv do te ulej çdo dite me 3%, pandemia do te vinte duke u shuar ne harkun e dy javeve. Ky parashikim eshte hipotetik. Ne kemi ne dore ta sjellim sa me afer fundin e ketij infeksioni ashtu si dhe papergjegjshmeria jone mund ta zgjas ate me muaj te tere.