Flet eksperti: COVID-19 nuk do largohet kurrë, por ky nuk është lajm i keq

Nuk ka gjasa që Covid-19 të largohet ndonjëherë, por si gripi, ai mund të bëhet një sëmundje e kontrollueshme, tha një ekspert për Euronews. Profesor Roland Kao, kryetar i epidemiologjisë veterinare dhe shkencës së të dhënave në Universitetin e Edinburgut, tha për Euronews se “ka sigurisht një mundësi” që bota të mos shpëtojë kurrë nga Covid-19 por që “ai mund të përfundojë më i butë”.

“Në të njëjtën mënyrë që pandemia e gripit, e cila ndodhi mbi 100 vjet më parë, kishte tri valë infeksionesh gjatë çdo dimri dhe më pas ishte më e butë, kjo mund të ndodhë,” shtoi ai, duke theksuar megjithatë se “ne nuk jemi saktësisht të sigurt se çfarë do të sjellë viti i ardhshëm.

“Parashikimi është që nëse presim mjaftueshëm, do të bëhet më mirë, por ne kurrë nuk mund ta heqim qafe. Dhe kjo do të ishte në rregull. Do të ishte një sëmundje tjetër për të cilën duhet të mendojmë,” vazhdoi ai.

Me mutacionin e virusit dhe përhapjen e pabarabartë globale të vaksinave, ekziston gjithmonë rreziku që të shfaqen më shumë variante, më të transmetueshme dhe rezistente ndaj trajtimeve. Pak më shumë se gjashtë muaj pasi vaksinat u përhapën për herë të parë, rreth 12.3% e popullsisë globale ka marrë të paktën një dozë, sipas Our World In Data, pjesa më e madhe e të cilëve jetojnë në kombe të pasura. Popullsia globale nuk pritet të jetë vaksinuar të paktën deri në fund të vitit 2022.

Por një gjë pozitive për t’u patur parasysh, theksoi Kao, “është se ne kemi padyshim shumë vaksina të suksesshme, më shumë vaksina që i afrohen mbrojtjes nga një mënyrë tjetër.” Prodhuesit e vaksinave po shohin gjithashtu variantet dhe po hulumtojmë për mënyra për për t’i lµftuαr.

“Me gjithë këtë përpjekje që po ndodh, rriten shanset që ne të mos zbulojmë vetëm variante shqetësuese më shpejt, por t’u përgjigjemi atyre gjithashtu më shpejt,” tha ai.