Akordi me Napolin për Kalidou Koulibaly nuk po vjen dhe Manchester City ka vendosur të shpenzojë për një tjetër qendërmbrojtës, repart ku Pep Guardiola pret një “dhuratë” nga drejtuesit e klubit. “Cityzens” pëlqejnë Ruben Dias, 23-vjeçarin e Benfikës. TMW raporton se bisedimet mes dy klubeve kanë nisur dhe City kanë bërë propozimin e tyre për portugezin (19 ndeshje me kombëtaren).
50 milion euro + kartonin e Nicolas Otamendit, qendërmbrojtësit argjentinas që ka luajtur me Porton më parë, ofrojnë anglezët për të siguruar shërbimet e Ruben Dias.
Një ofertë që tundon “Shqiponjat e Lisbonës”, të cilët kanë marrë kohën e duhur për t’u menduar me propozimin që vjen nga Premier League. /abcnews