Pas qarkullimit të lajmeve se Orinda Huta është në pritje të ëmbël, çifti vendosi ta konfirmojë pak ditë më parë këtë lajm, nëpërmjet një postimi. Orinda publikoi një foto, e përqafuar me Turin, i cili mban duart përreth barkut, tanimë mëse i dukshëm.
“Duke pritur mrekullinë që Zoti zgjodhi të na bekojë”, -shkruan ajo përkrah fotos.
Së fundmi ka qenë ditëlindja e moderatorit të njohur, Turjan Hysko, i cili po e feston këtë 36-vjetor me një emocion ndryshe. Midis shumë urimeve për ditëlindje, gjendet ai më i ndjeri dhe më i veçanti, urimi nga partnerja e tij.
Ajo ka vendosur në sfondin e videos këngën e Beyonces, “Daddy Lessons”, ku mund të dëgjohen fare qartë fjalët “Daddy’s little girl”.
Nëpërmjet kësaj konfirmohet se çifti është në pritje të një vajze.