Olsa Muhameti ka dy fjalë për këdo që mendon kështu/ ‘Big Brother VIP’ i mori shikueshmërinë ‘Përputhen’?

Në rrjet qarkullojnë shpesh komente se “Big Brother VIP” i ka marrë shikueshmërinë “Përputhen”. E ftuar në “Pardon My French”, Olsa Muhameti është shprehur se nuk i shikon si programe rivale.

Ajo ka sqaruar deklaratën e saj, duke thënë se “Big Brother” është 24 orë, ndërsa “Përputhen” vetëm 1 orë.

“Unë nuk mendoj që jemi programe rivale. Jemi të dy llojeve të ndryshme. “Big Brother Vip Albania” është 24 orë, ndërsa “Për’puthen” vetëm një orë. Ka qenë një moment pak javë pas nisjes së Big Brother, që vëmendja kaloi atje. Por tani mendoj që secili program ka rrugën e tij, fansat e tij. Por “Për’puthen” ka kaluar ciklin e fenomenit. Shifrat e tregojnë që është përsëri ndër programet më të ndjekura. Ndërsa, jashtë Top Channel, sigurisht që “Për’puthen” nuk ka rivalë”, është shprehur Olsa.