Një dilemë e madhe në reality show të tillë ka të bëjë me daljen e personazheve nga shtëpia. Kush i nxjerr jashtë ato, publiku apo produksioni? Epo, ky është një hall më vete, por një përgjigje për të shuar kureshtjen ne e kemi për të gjithë ju miq besnik të D-Night, që transmetohet cdo ditë jave në Ora News.
Dajana: Kledi, mendon që ishin votat e publikut ato që të nxorën jashtë shtëpisë? Kledi: Unë mendoj që publiku më ka nxjerrë (qesh) Dajana: Po ti Anaid pse kthehesh kundër kamerave?
Kledi: Unë nuk të flas shumë dhe të jap ndonjë koment, thjesht njerëzit e kanë parë dhe ato le ta mendojnë vetë! Dajana: Pra mendon se çdo njeri që del nga aty e nxjerr publiku? Kledi: Kështu do ishte mirë po të ndodhte dhe shpresoj kështu të ketë qenë.
Anaid (ish-fituesi i Big Brother): Ne të dy ishim të ftuar në një emision dhe doli se 70% ose më shumë e njerëzve donin që Kledi të mos dilte. Mbase ato që votojnë nuk janë ato që votojnë në Instagram, mund të jenë disa të tjerë nga një planet tjetër.
Trekëndëshi më i komentuar i ditëve të fundit, Bora-Donald-Beatrix, ka shqetësuar shqiptarët si asnjëherë më parë përgjatë një reality-show dhe ka sjellë reagime të pafundme nga publiku. Nga historia e mbyllur tetë muaj më parë me Borën dhe takimi që u duk se risolli një fije shpresë mes ish-çiftit, Donaldi nisi romancën e re me këngëtaren Beatrix Ramosaj.
Situata shkoi deri në atë pikë sa një fans i Borës nisi të ofendonte Donaldin dhe Beatrix duke bërtitur me të madhe vetëm disa metra jashtë shtëpisë së “Big Brother”, ndërsa Bora ndërhyri për herë të parë duke i kërkuar publikut të qetësohej. Me reagimin e saj, Bora ka fituar shumë pikë dhe shumë dashuri nga njerëzit.
Kjo situatë ka ngjallur shumë reagime në publik, madje shumë personazhe të njohur kanë dhënë opinionin e tyre për këtë rast. Por, ç’mendon këngëtarja Albërije Hadërgjonaj, tezja e Beatrix, lidhur me këtë situatë? Për “Kryefjala.com”, ajo i është kundërvënë produksionit për gjyqin që i është bërë dy të rinjve dhe presionin e krijuar prej tyre.