Lajm i trishtë! Ka ndërruar jetë në spital, i mituri, 5 vjeç, Artjon Gjonaj. Njoftimi është bërë nga vetë familjarët. Ata kanë mbyllur edhe gofundme, ku po mblidheshin para, që i mituri të dërgohej jashtë Shqipërisë.
Artjoni kishte nevojë urgjente për transplant të zemrës, por fatkeqësisht kjo nuk u realizua dot.
Në njoftimin e familjarëve thuhet:
Përshëndetje të gjithëve, ka një lajm të trishtë, nuk kam shumë fjalë në këtë moment, por djali ynë i vogël Artjon fatkeqësisht ka vdekur. Ju lutemi të gjithë të ndaloni së paguari. RIP ËNGELLI I VOGËL