Marina Vjollca është një ndër moderatoret më të pëlqyera nga publiku shqiptar. Vjollca shfaqet gjithmonë në super formë dhe jo rrallë herë vëmendjen e marrin format trupore. Kësaj here ajo ka vendosur të ndajë në rrjete sociale një foto ku është shfaqur tepër seksi. Me një veshje plot stil që e tregonte mjaft bukur, Marina nuk është kursyer aspak për paraqitjen e saj teksa ndodhet me pushime në Itali me bashkëshortin e saj, Getoar Selimi.
Faqja “Mespermes” në ‘Instagram’ ka publikuar çmimin e palltos që ajo ka veshur e cila ka një çmim prej 3,200 euro. Marina dhe Geti kanë ndarë këto ditë disa nga çastet e tyre të udhëtimit luksoz në Milano.