“Nuk ia dole dot mban o Erjola…”. Infermierja ndërron jetë në moshë të re, kolegët pikëllohen dhe prekin me fjalët

Infermiere Erjola nga Lushnja që ishte kaq  dashur për të gjithë ka humbur jetën. Ajo nuk e fitoi dot betejën me sëmundjen e rëndë, që vuante prej kohësh. Ajo ishte nënë e dy fëmijëve dhe një profesioniste në punën e saj. Kolegët e saj në NJVKSH Lushnje, japin lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të infermiere Erjolës, ndërsa të pikëlluar shkruajnë se dhe bluzat e bardha janë të vdeķshëm si të gjithë.

Lajmerimi:

“Shendeti vjen i pari… dhe jeta eshte e shtrenjte… Keto fjale nuk jane thene kot…  Jane thene nga njerez te cilet e kane perjetuar sproven me semundjen, nga njerez te cilet e kane mposhtur ate dhe nga njerez te cilet jane mposhtur nga ajo….

1 ndër to ishe dhe ti Erjola, e cila edhe pas shume betejash me semundjen, nuk arrite te dilje fitimtare mbi të…

Bluzat e bardha nuk jane Zoti, edhe ata jane te vdeķshem njesoj si te gjithe, ndaj ne sot perulemi para teje per gjithe perkushtimin qe i ke dhene profesionit tend duke e nderuar ate bluze te bardhe qe mbaje veshur. Prehu ne paqe e dashur Erjolë”, shkruajnë kolegët e Erjolës.